Portugalia hap dyert për 27 mijë spektatorë

Qeveria portugeze ka deklaruar se do të lejojë 27,500 tifozë të ndjekin “live” garën e Çmimit të Madh të Portugalisë në Formula 1 që do të zhvillohet ditën e diel në pistën e Portimao. Cirkuiti i pozicionuar në Algarve mban deri në 90 mijë tifozë, por vetëm 1/4 e tyre do të jenë të pranishëm.

Kjo masë është marrë si pasojë e pandemisë Covid-19, ndaj numri i biletave që kanë dalë nga dita e sotme në shitje ka qenë i limituar.

Edhe Portugalia ka marrë masat e saj anti-Covid. Në bazë të protokollit shëndetësor, do të lejojmë një pjesëmarrje të pjesshme të publikut në garë”, thuhet në kumtesë e orgaznizatorëve të garës,

LEXO EDHE:

Back to top button