Georgievski: Duam afërsi me Bullgarinë, duhet t’i pranojmë meritat e Zaevit

Ne duam afërsi me Bullgarinë, Goce Dellçevi na bashkon, tha Ljubço Georgievski në një intervistë për BGNES, dhënë gjatë vizitës së tij zyrtare në Sofjen, ku, si përfaqësues i një partie më të vogël në koalicion me LSDM, Georgievski ka realizuar takime me qëllim lehtësimin e bisedimeve Bullgari Maqedoni .

-“Shteti i thellë” në Maqedoni prish marrëdhëniet normale midis dy vendeve, ndërton urrejtje dhe armiqësi ndaj Bullgarisë, përfshi këtu profesorë, gazetarë, punonjës të shërbimeve të sigurisë kombëtare, në fakt, ata nuk janë të gjithë maqedonas, tha Georgievski.

Ai vlerëson se historiografia jugosllave e njohu kombin maqedonas si më të riun në Ballkan dhe se Nikola Gruevski me antikizimin i dha një goditje të rëndë vendit.

-Duhet të njohim meritat e Zoran Zaevit në lidhje me dëshirën e tij për miqësi me Bullgarinë, Zaev dhe Bojko Borisov duhet të gjejnë një zgjidhje që do të shkojë drejt një afrimi historik. Në Maqedoni bëhet fushatë gjoja Bullgaria kërkon ndryshimin e Kushtetutës, gjë që nuk është e saktë, nga ana tjetër, do të jetë shumë keq nëse Bullgaria vendos veto për Maqedoninë në BE, tha mes tjerash Georgievski.

-Shoqëria maqedonase është akoma nën dy zgjedha, njëra është ajo komuniste, dhe tjetra është lashtësia e Nikolla Gruevskit, me çka na vrau. Pastaj njerëzit papritmas ndien se kanë një histori prej 4,000 vjetësh. Interesante, ka pasur shumë falsifikime si në këtë dhe në historinë komuniste, por ka pasur edhe fakte. Ideologjia komuniste pretendonte se kombi maqedonas është kombi i fundit në Ballkan dhe me antikitet papritmas nga më i riu, ne u bëmë populli më i vjetër jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë dhe më gjerë, thekson Georgievski.

LEXO EDHE:

Back to top button