Një person nga Veleshta e Strugës sulmohet nga bashkëfshatarët e tij

Një 40-vjeçar banor i fshatit Veleshtë të Strugës u sulmua mbrëmë dhe u lëndua rëndë nga bashkëfshatarët e tij.

Zëdhënësi i SPB- Ohër, Stefan Dimoski, njoftoi sot se personi I.I. 40 vjeçar ishte shtruar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, me dëmtime të rënda në kokë.

Pas hetimit të rastit, zyrtarët policorë arritën në përfundimin se personi I.I. në fshatin Belic e Poshtme, ka qenë i sulmuar fizikisht nga personat G.O. dhe A.O. nga fshati Veleshtë. Ndaj sulmuesve, SPB-Ohër do të ngrejë padi adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button