LSDM-ja opozitare akuzon Mickoskin: Luajti rolin kryesor në skenarin e Vuçiqit

LSDM-ja opozitare akuzon kreun e VMRO DPMNE-së Mickoski se luan rolin kryesor në skenarin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Socialdemokratët përmes një komunikate thonë se Mickoski është një lojtar rus që punon për përfitime personale dhe përmbush axhendën ruse dhe serbe anti-BE. Nga LSDM thonë se nuk mund t’i përdorin më bullgarët në fushatë, andaj sipas socialdemokratëve, VMRO do t’i përdorë shqiptarët si kundërshtarë.

“Mickoski është një lojtar i përfaqësuar rus. Ai punon ekskluzivisht për përfitime personale materiale, por në të njëjtën kohë përmbush axhendën ruse dhe serbe anti-BE. Vuçiç ka shpallur zgjedhje. Mickoski duhet t’i shpallë zgjedhjet në të njëjtën kohë me të. Nevojitet një kundërshtar i ri imagjinar. Do ta gjejnë, do ta shpikin midis shqiptarëve. Skenar i parë tashmë – kjo nuk është e nevojshme vetëm për fushatën nacionaliste të VMRO-së në Maqedoni, por edhe për mentorin Vuçiç. Kjo është arsyeja pse Stoilkovic është në Serbi këto ditë në marrëveshje me SNS-në. Mickoskit i duhet një alibi, atë do ta marrë nga shërbimet serbe dhe ruse, përmes satelitëve të tij në Maqedoni”, thonë nga LSDM të cilët shtojnë se nuk do të marrin pjesë në këtë lojë dhe se qytetarët meritojnë të vërtetën, jo një shfaqje të inskenuar.

• Mickoski është lojtar i përfaqësuar rus
• Mickoski përmbushë axhëndën ruse dhe serbe
• Alibinë për zgjedhje do t’ia japin serbët dhe rusët
• Shqiptarët do të përdoren si kundërshtarë

Në vend që të punojë për të ruajtur të paktën anëtarësinë e partisë, LSDM si parti opozitare po merret me manipulime, reagojnë nga VMRO DPMNE. Nga partia e Mickoskit thonë se LSDM-ja duhet ta kuptojë se pushteti jepet nga qytetarët, dhe për VMRO-DPMNE është e qartë, ka mbështetjen e qytetarëve të cilët nga ana tjetër i japin LSDM-së një karton të kuq.

“LSDM dhe kryetari Venko Filipce, i emëruar në këtë pozitë nga miku i tij Zoran Zaev, nuk mund ta kuptojnë se mbështetja për të ardhur në pushtet kërkohet nga qytetarët. Po, qytetarët janë të vetmit që japin e marrin besim dhe japin e marrin pushtet. Kur bëhet fjalë për zgjedhje, LSDM-ja nuk duhet të shpikë, le të mos flasë për alibi. Ose siç thotë Filipçe, nuk do të kishte alibi për zgjedhjet nga LSDM. VMRO-DPMNE ka bërë vetëm një gjë gjatë gjithë ekzistencës së saj, mendon dhe punon për qytetarët, nuk kërkon asnjë alibi”, thonë nga VMRO DPMNE.

• Mbështetjen për të ardhur në pushtet e japin qytetarët
• LSDM-ja nuk duhet të shpikë
• VMRO mendon dhe punon për qytetarët

Çështja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare u ri-aktualizua pas ditë më parë kryeministri Mickoski tha se nuk do të refuzonte një kërkesë eventuale të opozitës për zgjedhje. Partitë shqiptare VLEN, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët u shprehën të gatshëm për zgjedhje parlamentare./Alvm

LEXO EDHE:

Back to top button