Komuna e Strugës humb të paktën gjysmë milion euro në vit humb nga statusi i parregulluar i plazheve
Gazetar: Miki Trajkovski
Komuna e Strugës humb të paktën gjysmë milion euro në vit humb nga statusi i parregulluar i plazheve. Kaos i vërtetë mbizotëron në bregun e liqenit, sepse kontratat për koncesionin e plazheve në Strugë kanë skaduar që në vitin 2016, ndërsa pothuajse në çdo sipërfaqe të lirë janë ndërtuar objekte me ndërtim të fortë.
“Plazhet në qytetin e Strugës funksionojnë në mënyrë të paligjshme, përkatësisht në të zezë. Kjo do të thotë se asnjëri prej subjekteve që aktualisht menaxhojnë plazhet nuk i paguan Komunës së Strugës kompensim. Sa i përket pjesës së plazheve që janë në marrëveshje të drejtpërdrejtë me objektet hotelierike, natyrisht, ata kanë paguar një pjesë të caktuar. Ndërsa, pjesa tjetër, të cilës i kanë skaduar koncesionet, në pjesën më të madhe nuk ka paguar mjete në Komunën e Strugës“, deklaroi Mendi Qyra – kryetar i Komunës së Strugës.
Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se duhet të dëgjohen edhe koncesionarët e deritanishëm, por se duhet të zbatohen edhe ligjet.
“Një gjë është përfitimi financiar që do të kishim, por pa ndihmën e shtetit dhe pa konsultime e veprim të përbashkët, e dimë se një problem kaq kompleks, i cili është grumbulluar për një dekadë e gjysmë, nuk mund të zgjidhet me ndonjë zgjidhje vetëm për të siguruar të ardhura“, tha Mite Stefoski – këshilltar i VMRO-DPMNE-së.
Ndërsa kërkohet zgjidhje për problemin e vjetër prej dekadash, plazhet e Strugës edhe këtë verë funksionojnë në të njëjtën mënyrë.Nuk ka asgjë as nga Ligji për Plazhet, për të cilin Qyra më herët kishte thënë se do të miratohej në mars të këtij viti dhe me të cilin pritet të rregullohet kaosi në plazhe, jo vetëm në Strugë, por edhe në Ohër, ku pothuajse çdo pëllëmbë e plazheve çdo verë mbulohet me shezlongë dhe çadra, pavarësisht detyrimit ligjor që 40% e sipërfaqes të jetë e lirë për përdorim. Një pjesë e objekteve funksionojnë edhe si restorante gjatë gjithë vitit./Alsat.mk.








