164 km/h në vendin ku lejohej vetëm 80, ndalohet shtetasi polak në Tabanoc

Një shtetas polak është ndaluar në pikën kufitare “Tabanoc” pasi është konstatuar se kishte drejtuar automjetin me shpejtësi prej 164 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 km/h.

“Më 22 gusht 2026, rreth orës 17:53, në dalje të shtetit, ku zyrtarët policorë kanë kontrolluar një automjet të tipit “Ford” me targa polake, të drejtuar nga M.J. (46) nga Polonia”, njoftuan nga MPB.

Gjatë kontrollit, përmes sistemit “Qyteti i Sigurt” është konstatuar se 46-vjeçari ishte evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-A të Kodit Penal, “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.

Sipas policisë, ai kishte drejtuar automjetin me 164 km/h, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte vetëm 80 km/h. Shtetasi polak është ndaluar dhe ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës.

LEXO EDHE:

Back to top button