Vrasje në Fier, vdes 50-vjeçari

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier të Shqipërisë. Raportohet që A.T 50 vjeçar ka mbetur i vdekur.

- Advertisment -

Viktima është qëlluar në rrugë mëngjesin e së hënës nga një person ende i paidentifikuar. Kështu bëjnë të ditur nga policia shqiptare.

“Sot rreth orës 06:00, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50 vjeç banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier”, thuhet në njoftimin e policisë në Shqipëri, raporton ora news.

Për zbardhjen e ngjarjes janë duke u marrë grupi hetimor.

Ndërkohë Policia e Fierit dhe FNSH kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim kapjen e autorit.

LEXO EDHE:

Back to top button