Mediat në Spanjë, Bartomeu sot jep dorëheqje

Bartomeu dhe administrata e tij kanë dështuar të mbajnë një klub të suksesshëm dhe të shëndetshëm financiarisht, siç e morën dhe largimi është i pashmangshëm. Kjo mund të ndodhë përmes një referendumi, por nga Katalunja raportojnë se nuk do të jetë nevoja të ndodhë diçka e tillë.

“El Chiringuito”, por edhe medie të tjera në Spanjë raportojnë se pritet që Bartomeu të jap dorëheqjen nga klubi dhe gjatë ditëve të ardhshme ta komunikojë këtë përmes një deklarate për shtyp.

Nëse do të materializohet, me shumë mundësi do të ketë shumë gëzim te Barça. Mes presidentit dhe lojtarëve ka patur vazhdimisht përplasje. Nëse Bartomeu ikën, Mesi gëzohet dhe bëhet i vetmi lojtar që bëhet shkak për largimin e presidentit nga klubi.

LEXO EDHE:

Back to top button