148 shoferë të sanksionuar në Shkup, 31 për shpejtësi tej normave të lejuara

148 shoferë të sanksionuar në Shkup, 31 për shpejtësi tej normave të lejuara

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (07.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 148 masa, nga të cilat 31 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 10 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Janë vendosur shtatë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara, shtatë masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe)…
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

LEXO EDHE:

Back to top button