168 gjoba për shkelje të rregullave në trafik
168 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 168 gjoba për shkelje të rregullave në trafik, dhe atë: 25 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 19 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 4 gjoba për përdorim të telefonit, 36 gjoba që kanë të bëjnë me këmbësorët, 4 për vozitësit e motoçikletave dhe 38 të tjera për parkim të parregullt. /Alsat.mk