Rritja e çmimeve rëndon buxhetin familjar, ja sa janë rritur shpenzimet për jetesë këtë vit

Rritja e çmimeve rëndon buxhetin familjar, ja sa janë rritur shpenzimet për jetesë këtë vit

Gazetare: Evi Shkopi

Shpenzimet për jetese për muaji prill janë rritur për 10.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë nga viti i kaluar, shkruan Alsat.

Të dhënat nga Enti i Statistikave tregojnë se më shumë rritje është shënuar në transport dhe ushqim.

Për qindja e rritjes së çmimit të produkteve – prill 2021/2022:

Buka dhe drithërat      17.2%

Mishi                           10.4.%

Vajra dhe yndyra         31.9%

Perime                         24.1%

Kafe                            13.3 %

“Vala  e rritjes  së çmimeve filloi para pothuajse një viti. Të dhënat tregojnë se për një vit shporta konsumatorë është shtrenjtuar për rreth 1 mijë denarë. Nga prodhimet që qytetarët vazhdimisht i blejnë me se shumti është rritur çmimi i vajit. Me pas vijonte rritje e çmimeve e të gjitha produkteve baze ushqimore”, raporton gazetarja e Alsat, Evi Shkopi.

Qytetarët thonë se nuk arrijnë ti mbulojnë shpenzimet mujore me pagat që marrin, ndërsa për kursime as që mendojnë.
“Vetëm mund të shprehim dëshirë se do të kursejmë. As nuk mjaftojnë. Unë jam pensionist, por duhet të përshtatemi me rrethanat. Po janë rritur, janë rritur. Më shumë se 10%, ndoshta edhe 15. Pak kjo, pak ajo, kur i mbledh shikon se  200 denar kanë ikur për gjëra që para dy muajsh i ke blerë më lirë”, thotw njw qytetar.

“Me këto çmime të larta dhe paga të ulëta është arritje nëse qytetari ia del që të kursejë për pushime. 01:14 Kështu që edhe pushimi mbetet një mendim me këto paga të ulëta dhe çmime të larta. Flas për produktet bazë për jetesë”, shprehet njw qytetare.

“Shtrenjtime të mëdha, marramendëse. Rrogat s’ kanë lëvizur fare. S’na del rroga mujore. Për shpenzimet e përditshme. Shporta është shtrenjtuar shumë”, thotw njw qytetar tjetwr.

Ndërkohë vetëm për një muaj, rritje drastike ka shënuar vaji për gatim edhe për 20.2 për qind./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button