194 shoferë të gjobitur në Shkup, 21 për tejkalim të shpejtësisë

194 shoferë të gjobitur në Shkup, 21 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 194 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 21 për tejkalim të shpejtësisë, 12 për vozitje pa patentë shoferi, pesë për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave.

Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 14 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për kalim në semafor të kuq, dy sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruar.

Nga MPB njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë dhe të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

LEXO EDHE:

Back to top button