Për shkak të zjarrit mbyllet kufiri me Kosovën në Bllacë
Për shkak të zjarrit mbyllet kufiri me Kosovën në Bllacë
Për shkak të gjendjes me zjarret dhe erës që ka ndihmuar në rindezjen e zjarrit në afërsi të Bllacës Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sërish është mbyllur kalimi kufitar me Kosovën në Bllacë. “Ministria e Brendshme njofton publikun se për shkak të rindezjes së zjarrit në afërsi të Bllacës, trafiku në pikën kufitare Shkup-Bllacë është ndërprerë plotësisht në të dyja drejtimet, si dhe është mbyllur edhe pika kufitare e Bllacës. Ministria e Brendshme, në koordinim me institucionet e tjera kompetente, po merr masa për shuarjen e zjarrit. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos drejtohen drejt Stacionit Policor të Bllacës derisa të shuhet zjarri dhe të normalizohet trafiku, për të cilin do ta informojmë publikun përkatësisht”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk








