Vala e të nxehtit, temperaturat deri në 38°C

Gazetare: Ilirida Sulejmani

Fundjava pritet të sjell temperatura të larta në  vend.Sinoptikët paralajmërojnë se në disa zona,  temperaturat do të arrijnë edhe deri në 39 gradë Celsius.

“Po hyjmë në një periudhë me temperatura të larta.Gjatë fundjavës do të mbajë mot shumë i nxehtë dhe në disa vende temperaturat mund të kalojnë 30 gradë Celsius.Freskim të motit presim vetëm në mesin e javës së ardhshme, ndoshta të enjten sipas informacioneve aktuale.Të shtunën priten kushte për reshje më të dendura shiu dhe stuhi me bubullima në disa zona.” – Vilen Popovski (Instituti Hidrometeorologjik).

Popovski thotë se mundësia për rënien e temperaturave pritet të jetë në mesin e javës së ardhshme.

Qytetarët e anketuar nga Alsat  thonë se  vitet e fundit janë mësuar me temperatura të këtilla në këtë përiudhë, por jo çdokush mundet ta përballon.

“Temperatuar janë si çdo herë,Nuk ka këtu ndryshim.Kjo është edhe pak nga ngrohja totale që bëhet, por si çdo verë, është çdoherë nxehtë.Thuhet se çdo vit do të rritet 1 gradë Celsius.Por e lëmë në dorë të Zotit.” – Qytetar.

“Nuk e kam brengë,sepse jam mësuar.Kjo temperaturë ka qenë gjithmonë.Shumica nuk dalin se nuk munden ta përballojnë.” – Qytetar.

“Ka kaluar mesi i verës, me të vërtetë është shkatërruese, e padurueshme.” – qytetar. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button