2 nga 6 terapitë biologjike që mungojnë për pacientët me kancer do të sigurohen deri në fund të javës ndërsa të tjerat javën e ardhshme
2 nga 6 terapitë biologjike që mungojnë për pacientët me kancer do të sigurohen deri në fund të javës ndërsa të tjerat javën e ardhshme

Gazetare: Linda Ebibi
Dy barna biologjike që mungojnë në Klinikën e Onkologjisë deri në fund javës do të jenë në dispozicion për pacientët, ndërsa pacientët që kanë nevojë për terapitë e tjera do të duhet të presin deri javën e ardhshme. Drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski, tha se Klinika e Onkologjisë heziton të krijojë regjistër të pacientëve me kancer, me arsyetimin se nuk ka kush t’i regjistrojë. Sipas tij, mos regjistrimi i pacientëve krijon mungesën e terapive biologjike, pasi nuk kanë njohuri se kujt i jepen këto terapi.
“Ne duhet të krijojmë një regjistër të pacientëve, ashtu siç ka regjistër për sëmundje të rralla dhe siç ka për diabet. Kështu planifikojmë të evidentojmë pacientët në përputhje me sasinë e barnave të nevojshme. Dhe aty ku nuk ka barna të mjaftueshme për të gjithë, do të jenë të qarta dhe transparente kriteret se cili pacient do ta marrë atë terapi dhe cili nuk do ta marrë terapinë”, deklaroi Sasho Klekovski, drejtor i fondit shëndetësor.
Klekovski thotë se mungesa e terapive biologjikë është problem organizativ dhe jo financiar. Për këtë, do të insistojë që deri në gjysmën e vitit të krijohen regjistrat.
“Unë do të presë që ato të bëhen deri në gjysmën e vitit, nuk pres, por do të insistojë pasi ne planifikojmë ndjeshëm rritjen e buxhetit për vitin 2025. Kjo rritje pa punë transparente, të përgjegjshme dhe të qartë nuk ka shanse. Pra, nuk mund të vazhdohet siç ka qenë në të kaluarën”, shtoi Sasho Klekovski, drejtor i fondit shëndetësor.
Nga dita e premte pacientët kanë mungesë të gjashtë terapive biologjike, nëse nuk sigurohen terapitë e nevojshme, ekziston rreziku që pacientët me kancer së shpejti të përballen edhe me mungesën e 4 terapive të tjera biologjike. Pacientët gjithashtu kërkojnë përfshirjen e këtyre barnave në listën pozitive.
Për kërkesën e pacientëve që këto terapi të përfshihen në listën pozitive, Klekovski tha se nuk mund të përfshijnë diçka në listën pozitive kur nuk kanë të dhëna se sa barna harxhohen. /Alsat.mk