Në Klinikën Zhan Mitrev i është shpëtuar jeta një gruaje 74 vjeçare me një procedurë të rrallë dhe komplekse – implantimin e vlavulës biologjike

Në Klinikën Zhan Mitrev i është shpëtuar jeta një gruaje 74 vjeçare me një procedurë të rrallë dhe komplekse - implantimin e vlavulës biologjike

Në Klinikën Zhan Mitrev këtë fundjavë i është shpëtuar jeta një gruaje 74 vjeçare me një procedurë të rrallë dhe komplekse- implantimin e vlavulës biologjike në pozicionin mitral( valvulë brenda valvulës). Procesi i zëvendësimit të një proteze të valvulës mitrale është i rrallë në mbarë botën. Proteza e valvulës mitrale vendoset mbi pjesën e sipërme të zemrës në pozicionin mitralë. Dallimi mes kirurgjisë klasike dhe kësaj ndërhyrjeje është se ka vetëm një hapje të vogël në kraharor – 5 centimetra në anën e majtë, përmes së cilës arrihet pjesa e sipërme e zemrës dhe me ndihmën e një kateteri të posaçëm bëhet valvula e re e cila futet në valvulën ekzistuese, pa përdorur një pajisje ekstrakorporale.

“Në këtë rajon unë nuk kam njohuri se është realizuar deri më tani një operacion i tillë, ndërsa në Evropë shumë pak. Vlerësimi më i mirë i kësaj është se, pacientja menjëherë pas intervenimit, i cili ka zgjatur relativisht shkurt është stabilizuar…2:35 Faleminderit ekipit, pasi kjo është një qasje e shërimit disiplinor, ishte e nevojshme bashkëpunimi me kardiologë, internistë, anesteziologë dhe të gjithë së bashku e arritëm këtë sukses”, deklaroi Zhan Mitrev, drejtor i Klinikës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button