200 milionë denarë për 14 pishina në Tetovë, projekti drejt dështimit

200 milionë denarë për 14 pishina në Tetovë, projekti drejt dështimit

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Projekti i Qeverisë për ndërtimin e 14 pishinave të mbyllura në të gjithë shtetin, drejt dështimit.

Kjo për shkak se kompania që duhej të ndërtonte pishinat, ka ndërprerë punën pasi njëri nga pronarët është në paraburgim, shkruan Alsat.

Nga Agjencia për rini dhe sport thonë se ndërtimi i pishinave po zvarritet shkaku i kompanisë, ndërsa paralajmërojnë edhe masa ndaj kompanisë për vonesat.

“Nuk është faji jonë që njeriu është në burg por ja duhej të presim që të na thonë nëse do bëhen apo nuk do bëhet, por për vonesat gjithsesi do marrim masa”, tha Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Edhe pse tashmë duhej të ishin gati që të gjithë 14 pishinat, vetëm njëra ka rezultuar e përfunduar por jo tërësisht.

Fjala është për pishinën në Tetovë e cila ditë më parë iu dorëzua për përdorim komunës së Tetovës.

Pishina e dedikuar për filloristët, nuk dihet nëse do futet në funksion deri në vendosjen e paneleve diellore për prodhim të energjisë elektrike, me të cilat synohet ulja e shpenzimeve për rrymë që arrin deri në 30 mijë euro.

“Këtu duhet të ndihmojë edhe vet komuna bashkë me shkollat, që pishina të jetë në funksion për fëmijët deri në ora 4 pastaj pishina të mund të komercializohet deri në 10 – 11 të jetë rentabile që ti nxjerr harxhimet e saja. Për këtë vonuam punët që ta sjellim në minimum harxhimin e energjisë elektrike e me këtë ta komercializojmë që fatura prej 30.000 euro në muaj të zvogëlohet në shtatë apo tetë mijë euro në muaj”, u shpreh Naumçe Mojsovski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Kreu i Edhe pse është e paraparë për orën e edukatës fizike për filloristët, kjo pishinë nuk i plotëson nevojat e tyre, duke krahasuar me numrin e madh të nxënësve që kanë 12 Shkollat Fillore të qytetit, ka deklaruar me këtë rast, kreu i komunës Bilall Kasami.

“Edhe pse nuk i plotëson nevojat e Tetovës, megjithatë është një projekt do ndihmojë në përgatitjen e fëmijëve për sportet ujore”, theksoi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Për ndërtimin e 14 pishinave janë ndarë 200 milion denarë. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button