2021, RMV ka shijuar sukseset e përfaqësueses së futbollit dhe medaljen e argjendit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”
2021, RMV ka shijuar sukseset e përfaqësueses së futbollit dhe medaljen e argjendit në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”
Gazetar: Mahir Thaçi
Sporti në vitin 2021, në kohën e pandemisë “Covid 19”, në krahasim me vitin 2020, ka sjell lehtësime në eventet sportive, pasi që publiku u kthye në tribuna, por me protokolle të veçanta. Në vitin 2021, Maqedonia e Veriut ka shijuar sukseset e përfaqësueses së futbollit dhe medaljen e argjendit në taekvondo, në Lojrat Olimpike “Tokio 2020”, shkruan Alsat.
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll për herë të parë në historikun e vet siguroi kualifikimin në Kampionatin Evropian, por përmes Ligës së Kombeve. Nën drejtimin e Blagoja Milevskit, Maqedonia, siguroi edhe sfidën e balotazhit për Kampionatin e botës, ndërsa pengesa drejt Botërorit “Katar 2022”, është kombëtarja e Italisë, me të cilën takohet më 24 mars, në Palermo.
Në sportet individuale, suksesin më të madhe për Maqedoninë e regjistroi Dejan Georgievski, i cili siguroi medaljen e parë olimpike, pas pritjes 21 vjeçare.
“Derisa ishte gara, nuk shfrytëzoja shumë rrjetet sociale. Ekipi im më tregonte se çka është duke ndodhur atje, për euforinë dhe kjo më jipte energji plotësuese. Shpresojë se në Paris 2024 do të kemi më shumë përfaqësues nga taekvondo dhe sportet e tjera”, kishte thënë Dejan Georgiesvki, fituesi i medalje së argjendit në “Tokio 2020”.
Ndërkohë në “Tokio 2020”, xhudistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, vazhduan rrugën e sukseseve të Majlinda Kelmendit, duke siguruar 2 medalje të artë për Kosovën, pas Lojrave Olimpike në Rio De Zhaneiro, në vitin 2016.
Në rafshin ndërkombëtar, viti 2021, do të mbahet mend për anulimin e SuperLigës së Evropës nga skuadrat gjigande të Evropës, pësëritja e shortit në Ligën e Kampionëve, lamtumira e Mesit nga Barcelona, titulli kampion i Evropës për Italinë dhe fitorja e parë e Maks Verstapenit në Formula 1./ Alsat.mk








