2023 ishte viti më vdekjeprurës për emigrantët, të paktën 8,565 njerëz vdiqën
2023 ishte viti më vdekjeprurës për emigrantët, të paktën 8,565 njerëz vdiqën

Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM) njoftoi sot se të paktën 8,565 njerëz vdiqën në rrugët e migracionit në vitin 2023, duke e bërë vitin e kaluar vitin më vdekjeprurës për emigrantët.
IOM tha në një deklaratë se “numri i viktimave në vitin 2023 përfaqëson një rritje tragjike prej 20 për qind në krahasim me vitin 2022 dhe tregon nevojën urgjente për veprim për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetëve”.
Para vitit 2023, më së shumti emigrantë vdiqën në 2016 – 8,084. IOM thekson se numri më i madh i emigrantëve vazhdojnë të vdesin në rrugët përtej Mesdheut. Vitin e kaluar, në Detin Mesdhe u regjistruan më shumë se 3000 vdekje dhe zhdukje.