208 gjoba në Shkup, 131 për tejkalim të shpejtësisë

208 gjoba në Shkup, 131 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup (SPB) edhe gjatë ditës së djeshme (10.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, kështu që vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë regjistruar gjithsej 208 shkelje të rregullave të trafikut, nga të cilat 131 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 15 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit…, shkruan Alsat.

“Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button