21 minatorë kinezë bllokohen nën tokë

21 minatorë kanë mbetur të bllokuar në një galeri ilegale qymyri në zonën e Xiaoyi, në veri të Kinës, prej ditës së mërkurë.

Shkak për bllokimin e tyre janë bërë reshjet e dendura të shiut të cilat përmbytën hyrjen e galerisë.

Qindra persona, pjesë e ekipeve të kërkim-shpëtimit ndodhen në vendngjarje, në një garë me kohën për shpëtimin e minatorëve, ndërkohë që operacioni është tepër i vështirë.

Raportohet se autoritetet kanë arrestuar 7 persona, si përgjegjës për bllokimin e minatorëve.

LEXO EDHE:

Back to top button