210 kundërvajtje në komunikacion në Shkup

210 kundërvajtje në komunikacion në Shkup

Ministria e Brendshme dje (15.02.2022) ka vijuar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 210 masa, nga të cilat 49 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 35 sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve, 21 masa për shofer fillestar.

Janë vendosur 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 10 sanksione për mospërparësi ndaj këmbësorëve, shtatë masa për mjete të paregjistruara, tre sanksione për kalim sinjalistike të mbyllur (semafor të kuq), 45 për parkim të paligjshëm.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

LEXO EDHE:

Back to top button