Toti për kthimin te AS Roma: S’kam folur me askënd

Françesko Toti ka lënë pas “COVID-19”, e tashmë po mendon për rrugën që do të ndjek në karrierën e tij si drejtor. Ish-futbollisti i Romës ishte përfolur së fundmi për një rikthim te klubi i tij i zemrës, megjithatë ka mohuar këto zëra duke u shprehu se nuk ka takuar asnjë përfaqësues të kryeqytetasve.

Unë deri sot nuk kam takuar askënd nga Roma. Janë të gjitha thashetheme. Nuk kam parë dhe nuk kam folur me asnjë person të klubit”, ishin fjalët e Totit.

Ish-sulmuesi ka qenë më parë në rolin e drejtusit në klub, mirëpo u largua pas disa mosmarrëveshjeve, ndërsa tashmë duket sikur mund të jetë hapur sërish një mundësi rikthimi.

LEXO EDHE:

Back to top button