Rusi, regjistrohen mbi 24 mijë raste të reja me koronavirus

Brenda 24 orëve të fundit Rusia ka regjistruar një numër rekord të rasteve të reja me Covid-19.

Autoritete shëndetësore gjatë ditës kanë  regjistruar 24.318 raste të reja me COVID-19, duke e çuar në mbi 2,03 milion numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus. Pavarësisht rritjes së përditshme të infeksioneve, rasteve aktive shënuan rënie për të katër ditë me radhë, duke arritur në 453.201.

Rusia po ashtu regjistroi 461 vdekje të reja nga COVID-19, duke tejkaluar 35 mijë vdekje që nga shpërthimi i pandemisë.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu u regjistruan 24.758 pacientë të shëruar nga virusi, ndërsa gjithsej deri më tani janë shëruar mbi 1,55 milionë pacientë.

Sa i përket numrit të rasteve të konfirmuara me COVID-19, Rusia renditet e pesta në botë pas SHBA-ve, Indisë, Brazilit dhe Francës.

LEXO EDHE:

Back to top button