Ofendoi policët në detyrë, arrestohet 47 vjeçari nga Banjica e Poshtme

Dje (19-nëntor) rreth orës 12.00, në rrugën “Majori Çede Filipovski” në Gostivar, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë arrestuar personin S.B. (47) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, i cili është sjellë në mënyrë agresive, ka refuzuar të identifikohet dhe ka ofenduar dhe nënçmuar zyrtarët e policisë gjatë kryerjes së detyrës në fushën e trafikut. Çështja ndaj tij është duke u shqyrtuar, pas çka do të pasojë parashtresë adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button