Franca dominon Australinë, Zhiru bëhet golashënuesi më i mirë i kombëtares

Kombëtarja e Francës e ka nisur me fitore rrugëtimin në Kampionatin Botëror 2022. Kampionët në fuqi të botës, Franca, kanë marrë fitore 4:1 në rrugëtimin e tyre për ta mbrojtur epitetin e kampionëve. Testi i parë, Australia, u kalua me sukses, Francezët e panë veten në disavantazh pas 9 minutave lojë, kur Gudvin shënoi për 0:1.

Në të njëjtin aksion, Franca mbeti pa Lucas Hernandez, i cili pësoi një lëndim. Golin e barazimit e gjeti Adrien Rabiot, i asistuar për mrekulli nga Teo Hernandez, kurse në minutën e 32’, Rabiot doli në rolin e asistuesit për Zhiru që ta çonte Francën në epërsi 2:1.

Në pjesën e dytë, Franca vazhdoi dominimin. Golin e tretë Franca e gjeti përmes Kilian Mbapes, në minutën e 68’ të takimit. Kurse, Zhiru për të barazuar rekordin e Tieri Anri dhe për t’u bërë golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares së Francës,  shënoi golin e dytë personal sonte, në minutën e 71’, duke shkuar në kuotën e 51 golave me fanellën e Francës.

Kjo fitore e çon Francën në tri pikë dhe ia jep pozitën e parë. Australia mbetet pa pikë, kurse Danimarka e Tunizia numërojnë nga një pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button