Dy ndeshje nxitëse, Interi sfidon Porton në “Xhuzepe Meaza”

Edhe sot (e mërkure) do të vazhdojë Liga e Kampionëve, me dy ndeshje të tjera në program.

Mbrëmë ishte një përmbysje e mahnitshme në “Anfield Road”, aty ku Real Madridi ishte duke humbur 2-0, por fitoi 5-2 ndaj Liverpullit. Fitore në udhëtim ia doli të merrte edhe Napoli, që triumfoi 2-0 ndaj Eintracht Frankfurtit.

Ditën e sotme, Interi do të përballet me Porton në “Xhusepe Meaca” dhe do të jetë një takim shumë interesant për t’u parë.

Në anën tjetër, Man. Siti është mysafir i “Rasenball Sport Leipzig”, me “qytetarët” që do të synojnë të fitojnë pa shumë probleme. Që të dy ndeshjet fillojnë nga ora 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button