Shkëlqejnë yjet shqiptare në skuadrat evropiane

Roma fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Real Sociedad në “Olimpico”, në një sfidë që ishte shumë eluftuar nga të dyja anët.

Vendasit gjetën golin në minutën e 13’ me El Shaaraëy që gjeti rrjetën pas asistit të Abraham. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat tentuan portat respektive, megjithatë në minutën e 87’ Roma vulosi fitoren me Marash Kumbullën.

Shqiptari që e nisi këtë sfidë në minutën e 46’, pas një goditje nga këndi të Dybala e dërgoi topin në rrjetë me goditje me kokë dhe më pas bëri festimi e veçantë, duke treguar se së shpejti do të bëhet baba.

Sporting-Arsenal u ndanë me barazimin 2-2. “The Gunners” zhbllokuan sfidën ne minutën e 22’ me Saliba, ndërsa Sporting barazoi në minutën e 34’ me Inacio.

Në minutën e 55’ Arsenal u shtang kur Paulinho realizoi golin e dytë për vendasit,  por në minutën e 62’ me Xhakën që po afronte topin drejt portës së kundërshtarëve Morita tentoi ta largojë, por e dërgoi topin në rrjetë duke bërë auto gol. Kështu përballjet mes këtyre dy skuadrave do të vuloset në “Emirates Stadium”.

LEXO EDHE:

Back to top button