279 gjoba në Shkup, 50 për tejkalim të shpejtësisë

279 gjoba në Shkup, 50 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 279 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 50 për tejkalim të shpejtësisë, 42 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 21 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 9 gjoba u janë shqiptuar këmbësorëve, shkruan Alsat.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar edhe 6 gjoba për makina të paregjistruara, 9 për vozitësit fillestar dhe 5 të tjera për kalim në të kuqe në semaforë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button