Zbulohen emrat e 2 futbollistëve, që kanë injoruar “Dardanët” për 4 vite

Drejtori i përfaqësueses së Kosovës Muharrem Sahiti ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë” mbrëmjen e të dielës, ku ndër të tjera zbuloi edhe emrat e 2 futbollistëve që kanë 4 vite që nuk i përgjigjen ftesës së “Dardanëve”.

Bëhet fjalë për Evlis Rexhbecajn dhe Mërgim Berishën që aktualisht aktivizohen në Bundesligën gjermane, me Augsburgun, teksa ende nuk kanë dhënë një përgjigje nëse duan të luajnë për Kosovën. I pyetur se nëse do të ketë ftesë të radhës, Sahiti u shpreh:

“Prej katër vitesh i kemi ftuar të luajnë për kombëtaren tonë, ne shpesh nuk i bëjmë publike vizitat të cilat i realizojmë për shkak të procesit në mënyrë që të mos e dëmtojmë, por mjaft kemi pritur. Po i ftojmë që të luajnë futboll jo për të luftuar, nuk u hidhërohemi edhe nëse na refuzojnë. Kjo është Kosova dhe duhet të vijnë dhe të luajnë për ne. Nuk është si tek klubet ku prioritet janë çështjet financiare dhe kontratat”, sqaroi Sahiti. /Panoramasport/

LEXO EDHE:

Back to top button