285 gjoba në Shkup, 32 për vozitje
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit, me çrrastë vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 285 gjoba prej të cilave 184 janë për tejkalim të shpejtësisë, 32 për vozitje në gjendje të dehur, 14 për vozitje pa patentë shoferi dhe 10 për shoferë fillimtarë. Sipas raportit të MPB-së janë
Shqiptuar dhe 5 masa për përdorim të telefonit, 6 për mosregjistrim të automjeteve dhe 4 për kalim në të kuqe në Semaforë.








