286 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në mbarë vendin

286 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në mbarë vendin

Ministria për Punë të Brendshme 9MPB) gjatë ditës së djeshme (15.12.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e gjithë vendit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë sanksionuar 286 vozitës. Prej tyre, 7 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në vendbanim shpejtësinë tejkaluan 148 automjete, ndërsa jashtë vendbanimeve 138. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button