291 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në gjithë vendin

291 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në gjithë vendin

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 291 drejtues automjetesh.

Prej tyre, 13 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

“192 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 99 jashtë vendbanimit. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, njoftojnë nga MPB-ja.

LEXO EDHE:

Back to top button