Zjarret në Kanada, evakuohen banorët
Zjarret në Kanada, evakuohen banorët

Banorët e një prej qyteteve më të mëdha në veri të Kanadasë, Jellounajf, janë urdhëruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, pas paralajmërimeve se zjarret pyjore mund të zgjerohen deri në fundjavë. Kriza në këtë qytet shënon një tjetër kapitull të vështirë në përballjen e Kanadasë me zjarret pyjore. Aktualisht, në këtë vend janë aktive më shumë se 1.000 zjarre në pyje, përfshirë 230 në territoret veriperëndimore, teksa Kanadaja, dhe një pjesë e mirë e botës, regjistrojnë të nxehtë ekstrem. “Fatkeqësisht, situata jonë me zjarret e ka marrë rrugën e gabuar, pasi zjarret që po digjen në Jellounajf tani përbëjnë kërcënim real për qytetin”, ka thënë Thompson, ministër për Ambientin në Kanada. Ai u ka kërkuar 200.000 banorëve të qytetit që të largohen. Erërat e forta besohet t’i kenë shkaktuar zjarret, prej të cilave tashmë janë evakuuar edhe plotë qyteza tjera në Kanada. /alsat.mk