30 ditë paraburgim për 35 vjeçarin nga Haraçina, kjo është arsyeja
30 ditë paraburgim për 35 vjeçarin nga Haraçina, kjo është arsyeja

Gjykata i ka caktuar 30 ditë paraburgim një 35 vjeçari nga Haraçina e Shkupit mbi dyshimet për “kontrabandë me emigrantë”. Sipas njoftimit të policisë, kontrolli kufitar ka detektuar dhe lokalizuar një makinë të llojit “krajsller” me targa të Shkupit. Pas ndalimit, në afërsi të makinës janë gjetur 10 emigrantë nga Irani. Policia të njëjtit i ka kthyer në Qendrën Tranzituese të Gjevgjelisë, ndërsa i dyshuari është mbajtur në polici derisa ka dalë para gjykatësit hetues ku edhe i është caktuar masa e paraburgimit më kërkesë të Prokurorisë Publike. /Alsat.mk