Vriten 15 palestinez në Ripin e Gazës
Vriten 15 palestinez në Ripin e Gazës
Forcat izraelite i kanë vrarë të paktën 15 palestinezë në Rripin e Gazës. Mjekët thanë se të paktën 12 njerëz u vranë nga një sulm izraelit ndaj një shtëpie në Xhabalia, në veri të Gazës. Ata thanë se rreth 10 njerëz janë zhdukur dhe se përpjekjet për shpëtim po vazhdojnë. Një burrë tjetër u vra nga sulmet e tankeve në afërsi, thanë ata. Në Sabra në periferi të qytetit Gaza, emergjenca civile palestineze tha se një sulm izraelit e goditi njërin prej ekipeve të saj gjatë një operacioni shpëtimi, duke e vrarë një pjesëtar të stafit dhe duke i plagosur tre të tjerë. Izraeli nuk i ka komentuar ende këto dy sulmeBanorët në Xhaballia, Beit Lahia dhe Beit Hanun, ku ushtria izraelite ka vepruar nga fillimi i muajit të kaluar, thanë se forcat izraelite rrënuan dhjetëra shtëpi në tri zonat, duke shtuar frikën se Izraeli po kërkon ta spastrojë këtë pjesë nga banorët për ta krijuar një zonë sigurie, diçka që Izraeli e mohon. Izraeli ka thënë se i ka dërguar forca në dy qytetet dhe kampin e refugjatëve për t’i luftuar militantët e Hamasit. /Alsat.mk