30 milionë paund për Brojën, por Tuchel ka një kërkesë të veçantë për klubet e interesuara

30 milionë paund për Brojën, por Tuchel ka një kërkesë të veçantë për klubet e interesuara

Chelsea u ka thënë klubeve të interesuar për Armando Brojën se ata do të duhet të presin përpara çdo vendimi që “blutë” do të marrin për të ardhmen e tij në Stamford Bridge.

Mediet britanike raportojnë se shqiptari do të rikthehet te Chelsea në fillim të muajit të ardhshëm kur skuadra të nisë përgatitjet për sezonin 2022-2023.

20-vjeçari kështu do të rikthehet të klubi që ka kartonin e tij, pasi kaloi sezonin në bregun jugor në Southampton nën drejtimin e Ralph Hasenhuttl.

Broja shënoi nëntë gola dhe dha një asist për “Saints” gjatë sezonit të tij të parë në Premier League dhe si rezultat ka tërhequr interesin e klubeve në mbarë Evropën.

Emra si Southampton, klubi ku luajti sezonin e fundit, Everton, West Ham, Napoli dhe Atalanta e kanë shprehur publikisht interesin për sulmuesin.

Madje “Hammers” kanë shkuar më tej duke bërl një ofertë prej 30 milionë paund për shqiptarin.

Megjithatë Thomas Tuchel dëshiron t’i hedhë një sy Brojës në fazën përgatitore përpara se të vendosë për të ardhmen e tij, dhe siç raportohet, Chelsea e mbështet këtë vendim të trajneri.

LEXO EDHE:

Back to top button