Jotova reagon ashpër pas djegies së Qendrës Kulturore bullgare

Jotova reagon ashpër pas djegies së Qendrës Kulturore bullgare

Djegia e Qendrës së Kulturës “Ivan Mihajllov” në Manastir është një tjetër provokim dhe pjesë e fushatës masive antibullgare që filloi menjëherë pas hapjes së klubit, ka shkruar në Facebook nënpresidentja e Bullgarisë, Iliana Jotova.

Sipas Jotovës, në hapjen e saj një muaj më parë, ku mori pjesë një delegacion i madh bullgar, u konstatua se funksioni i vetëm është ruajtja e kulturës dhe identitetit bullgar tek bullgarët në Maqedoninë e Veriut.

“Vetëm veprimet e shpejta të institucioneve kompetente në kohën më të shkurtër të mundshme për identifikimin e autorëve do të dëshmojnë se fqinji ynë perëndimor respekton të drejtat e bullgarëve, por edhe të të gjitha kombësive të tjera”, shtoi Jotova.

LEXO EDHE:

Back to top button