Shpenzimet afrohen në 90 mijë denarë, Filipçe kërkon pagë minimale 600 euro

Kryetari i LSDM-së Venko filipçe  kërkon rritjen e pagës minimale  në 600 euro, duke e lidhur këtë kërkesë me rritjen e shpenzimeve për jetesë. Ai thotë se vetëm për shportën sindikale, qiranë dhe kreditë për banesa, shpenzimet mujore  për një familje mund të arrijnë rreth 90 mijë denarë. Filipçe kërkon  që krahas rritjes së pagës minimale të ketë masa mbështetëse për kompanit private në mënyrë që rritja e pagave të mos rëndoj mbi  punëdhënësit.

Po shohim sërish rritje të shpenzimeve  me pothuajse 1.000 denarë brenda një muaji të vetëm  sa i përket shportës sindikale të konsumit, kur kësaj i shtojmë koston e qirasë për një apartament mesatar ose këstet e kredive për banesë që qytetarët u paguajnë bankave, shuma totale i afrohet 90.000 denarëve. I bëj thirrje qeverisë të mbështesë propozimin tonë për rritjen e pagës minimale në 600 euro. Kjo është gjëja më minimale që mund të bëjnë për popullin, për punëtorët dhe për familjet për të cilat kjo është burimi i vetëm i të ardhurave. – Venko Filipçe. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button