Zyrtare: Ndahen Shakira dhe Pique

Zyrtare: Ndahen Shakira dhe Pique

Shakira dhe partneri i saj Gerard Pique kanë njoftuar ndarjen e tyre.

Këngëtarja kolumbiane, 45 vjeçe, konfirmoi se nuk është më me të dashurin e saj futbollist, 35 vjeç, pas një lidhjeje 11-vjeçare dhe dy fëmijëve së bashku.

Në deklaratën e Shakirës thuhej: “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.’

Ditë më parë u raportua për një ndarje të mundshme.

LEXO EDHE:

Back to top button