Receta e ditës: Supë me krem dhe kungulleshka
Kremoze dhe e lehtë për stomakun.
Përbërësit :
2 kungulleshka mesatare
1 karotë
200 ml qumësht i freskët
1 lugë gjelle gjalpë
piper
3 thelpinj hudhër
Bukë për kruton
Përgatitja :
Qëroni kungulleshkat dhe pritini në kube. Ziejini në ujë të kripur.
Kur të jenë gatuar, kullojini, shtoni hudhrën dhe shtypini mirë.
Hollojeni supën me pak ujë në të cilin zieni kungulleshkat. Shtoni qumësht të ngrohtë të freskët, gjalpë lope dhe piper.
Në një tigan, skuqni bukën e prerë në kube, në pak gjalpë, piper dhe pluhur hudhre.
Shtoni krutonët përpara se të servirni supën me krem.








