Moti sot – me diell dhe i ngrohtë
Parashikimi për sot paralajmëron mot me diell dhe të ngrohtë me temperatura maksimale deri në 36 gradë, ndërsa nga e mërkura priten reshje të dendura shiu, bubullima dhe erëra të forta për shkak të kushteve të paqëndrueshme në atmosferë.
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri në 19 gradë , ndërsa maksimale do të arrijë 30 deri në 36 gradë.
Në Shkup, me diell dhe ngrohtë me pak vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në 13 gradë , ndërsa maksimale do të arrijë 36 gradë.








