Regjim i veçantë trafiku sot në Shkup

Sot, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Shkup do të vendoset një regjim i veçantë trafiku për shkak të një shfaqjeje muzikore në Arenën Kombëtare “Todor Proevski”. Shërbimi Shtetëror i Policisë Shkup u bën thirrje qytetarëve të respektojnë urdhrat e policisë.

Regjim i veçantë trafiku sot në Shkup

Sot, me rastin e festës kombëtare – ” Dita e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, duke filluar nga ora 19:00 , në Arenën Kombëtare ” Todor Proevski ” do të mbahet një shfaqje muzikore dhe për këtë arsye , Njësia për Siguri në Trafikun Rrugor pranë SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në hyrjet e arenës dhe bulevardin “Ilinden”.

SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit e policisë.

LEXO EDHE:

Back to top button