30 të lënduar nga turbulencat në një avion që po fluturonte nga Spanja në Uruguai

30 të lënduar nga turbulencat në një avion që po fluturonte nga Spanja në Uruguai

30 persona të lënduar, gjatë turbulencave të forta që goditën avionin, i cili fluturonte nga Madridi për Montevideo. Avioni Boeing i kompanisë ajrore Air Europa, bëri ulje emergjente në Brazil. Avioni, i cili kishte 325 pasagjerë në bord, u përplas me turbulencat mbi Atlantik, kur gati kishte arritur në bregun brazilian, tha një zëdhënës i Air Europa. Avioni, pastaj, u ul normalisht dhe u prit nga autoambulancat. Zyrtarët e aeroportit thanë se disa pasagjerë kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe u dërguan në spitalin më të afërt. Turbulencat e forta janë të rralla, por studimet e fundit kanë treguar se ndryshimi i klimës mund ta rrisë rrezikun./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button