300 gola për Romelu Lukakun!

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku shënoi golin e tij të 300-të në karrierë në ndeshjen kundër Lazios.

Belgu shënoi golin e parë nga penalltia duke e dërguar Pepe Reinan në anën e gabuar në pjesën e parë në “Giuseppe Meazza”.

Ishte goli i tij i 299-të për klubin dhe vendin e tij, por nuk kaloi shumë dhe ish sulmuesi i Manchester United shënoi edhe të 300-in, përcjell KosovaPress.0

27-vjeçari gjeti rrjetën e golit përsëri para pushimit, edhe pse fillimisht goli u anulua për offside.

Topi i goditur nga Brozoviç u prek nga ana e Manuel Lazzarit dhe shkoi te Lukaku i cili realizoi me lehtësi Nuk ishte një pasim i qëllimshëm. Sidoqoftë, kur Brozovic bëri prekjen fillestare, Lukaku në aksion dhe prandaj kontributi i Lazzarit ishte i parëndësishëm.

Lukaku u bashkua me Interin nga Manchester United në një marrëveshje prej 80 milionë euro në verën e vitit 2019.

Që atëherë ai ka shënuar 56 gola në 80 ndeshje me “Nerazzurrët”.

LEXO EDHE:

Back to top button