319 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se gjatë 24 orëve fundit janë kryer 2.729 testime për coronavirus, me çrrastë 319 persona kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja në Shkup -184, Manastir – 25, Kavadar – 23, Kumanova – 14, Prilepi – 11, Velesi dhe Kërçova – 9, Gjevgjelia – 7, Ohri – 6, Negotina dhe Dellçeva – 5, Koçani – 4, Shtip, Dibër, Proboshtip, Kratovë dhe Demir Hisar – nga 2, Tetova, Struga, Sveti Nikolla, Radovishi, Berova, Valandova dhe Vinica – nga 1.

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë vetëm një pacient me COVID-19, i cili ka qenë me sëmundje shoqëruese. Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka regjistruar 258 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive deri sot (23 mars) është 1.973.

LEXO EDHE:

Back to top button