Trajneri i ardhshëm i Milanit mund të jetë një ish-interist?!

Trajneri i ardhshëm i Milani vjen nga Portugalia. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Serxhio Konseisao, që aktualisht drejton ekipin e Porto. Ish-lojtari i Parma-s, Interit dhe Laci-s mund të ulet në stolin e kuqezinjve edhe pse për të nuk ka për të qenë aspak e lehtë. Konseisao ka një kontratë deri në vitin 2028 me Porto, kontratë e nënshkruar me ish-presidentin e këtij klubi, Ponto da Kosta. Prej pak ditësh, në krye të klubit është Andre Villash-Boas, me të cilin trajneri ka lënë një takim për të diskutuar për të ardhmen e tij.

Objektivi, për të kuptuar nëse ka shanse për të vazhduar së bashku. Nuk është e sigurt se çfarë do të ndodhë në atë takim, por Serzhio Konseisao mendon se ka një shans të shkëlqyer dhe agjenti i tij Jorge Mendes po punon për të. Të drejtosh Milan nuk është një shans që të vjen shpesh.

Sipas “Gazzetta Dello Sport”, trajneri portugez vlerësohet nga tifozët e Milanit për përvojën e tij në Ligwn e Kampionwve dhe cilësitë e tij drejtuese. Kjo e vë atë në “pole” para kandidatëve të tjerë, por ai duhet fillimisht të zgjidhë kontratën me Porto-n.

Për sa i përket Milanit, kërkesat e tij janë brenda parametrave: 4 milionë euro në sezon, shifër që parashikon klubi kuqezi, shifër që merr edhe Pioli. Ky i fundit duket i destinuar të largohet edhe pse është ende nën kontratë, ndaj Milani po mundohet të gjejë një zgjidhje me trajnerin aktual.

LEXO EDHE:

Back to top button