Filip Najdovski mbyll sezonin te Tirana, nuk e rinovon kontratën

Filip Najdovski i shtohet listës së lojtarëve të dëmtuar te Tirana. Futbollisti në fund të pjesës së parë me Laçin është dëmtuar në gju. Lojtari ka probleme në tendinën e gjurit dhe prej dy ditësh është duke bërë terapi në palestër.

Mbrojtësi e ka mbyllur sezonin me bardheblutë, ndonëse duhen të luhet zyrtarisht edhe dy javë si dhe ndeshjet shtesë gjithmonë nëse Tirana kualifikohet në to. Maqedonasi ka ardhur te bardheblutë në gusht të vitit 2020 nga Vardari.

Ai ka qenë titullar i skuadrës si dhe kapiten i ekipit deri në janar të këtij viti. Më pas në skuadër plasi një përplasje. Për Najdovskin këto janë javët e fundit me bardheblutë. Lojtari ka vendosur që të mos rinovojë, duke mbyllur një aventurë të gjatë me skuadrën e Tiranës.

Najdovski me Tiranën ka fituar një titull kampion dhe një Superkupë të Shqipërisë. Për të janë të interesuara shumë skuadra në Superiore dhe në Maqedoninë e Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button