37 shtete në botë regjistrojnë raste të variantit të ri të COVID-19

Varianti i ri i COVID-19 që për herë të parë u shfaq në Mbretërinë e Bashkuar tashmë është shpërndarë në shumë shtete të botës.

Deri tani 37 shtete kanë konfirmuar rastet e para të këtij varianti, shkruan CNN.

Sipas një numërimi të bërë nga CNN shtetet që kanë konfirmuar variantin e ri të Covid-19 janë Britania e Madhe, Australi, Belgjikë, Brazil, Kanada, Kili, Kinë, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Islandë, Indi, Irlandë, Izrael, Itali, Xhamajkë, Japoni, Jordani, Liban, Maltë, Luksemburg, Holandë, Zelandë e Re, Norvegji, Pakistan, Portugali, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapor, Koreja e Jugut, Spanjë, Suedi, Zvicër, Tajlandë, Turqi, SHBA dhe Vietnam.

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britaninë e Madhe thuhet se është deri në 70 për qind më ngjitës se COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button