38 vite nga medalja e artë e Shaban Trstenës në Lojrat Olimpike

Sot është përvjetori i 38 -të nga njëri ndër sukseset më të mëdha të sportit në Maqedoni. Më 10 gusht të vitit 1984, në Lojrat Olimpike në Los Anxhelos në SHBA, mundësi Shaban Trstena fitoi medaljen e artë, duke shkruar emrin e tij me germa të artë në historikun e sportit në Maqedoni, por dhe në botë.

 

“Kjo ditë historike për shumëkënd nuk është aq i rëndësishëm, por për mua është i rëndësishëm dhe i veçantë, është e sigurt se është edhe për të gjithë ata që e dijnë dhe e çmojnë këtë vit të artë. Ndoshta vitet shkojnë shpejt, por simbolet mbeten në shpirtin e çdo kampioni olimpik edhe atë përgjithmonë,” tha mes tjerash Trstena, sportisti i shekullit në Maqedoni.

Ndryshe Trstena me 19 vjetë, u bë kampioni më i ri në Lojrat Olimpike që ka arkëtuar medaljen e artë, një rekord që ende është aktual në garat më të çmuara për çdo sportist.

 

LEXO EDHE:

Back to top button